Vrasje dhe një vetëvrasje në Demir Kapi

Vrasje dhe një vetëvrasje në Demir Kapi

Vrasje dhe vetëvrasje në Demir Kapi. Një 72 vjeçar ka vrarë fqinjin e tij 34 vjeçar ndërsa më pas edhe veten. Jozyrtarisht ngjarjes i ka paraprirë një zënkë verbale mes dy të ndjerëve, të cilët kanë banuar shumë afër njëri-tjetrit. Nga Prokuroria e Kavadarit kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes ku janë gjetur dy trupat e viktimave dhe po punohet në zbardhjen e plotë të rastit. Ministria e Brendshme konfirmoi ngjarjen.

“Në orën 6 e 50 minuta në zyrat e policisë në Demir Kapi është njoftuar se në banesat e tyre me plagë nga armë zjarri janë gjetur trupat e 34 vjeçarit me inicialet B.M dhe 72 vjeçarit M.K, që të dy nga Demir Kapia. Sipas Ministrisë së Brendshme i moshuari më herët e kishte denocuar 34 vjeçarin për zhurmë. Denoncimi i fundit ishte në 19 janar.. Raporte të prishura fqinjësore, pa incidente, pa kontakte. I riu ishte thirrur dhe paralajmëruar. Asnjëherë nuk kishte zënkë fizike mes tyre”, theksojnë nga MPB.

LEXO EDHE:

Back to top button