11 të vrarë dhe 64 të plagosur nga sulmet ruse në Ukrainë

11 të vrarë dhe 64 të plagosur nga sulmet ruse në Ukrainë

Sirenat e sulmit ajror u dëgjuan në kryeqytetin ukrainas mëngjesin es otëm dhe katër sulme të njëpasnjëshme pasuan alarmin.

Kryebashkiaku foli për disa shpërthime në qendër të qytetit vetëm disa orë pasi Vladimir Putin “akuzoi” forcat ukrainase se shkaktuan shpërthimin në urën e Krimesë.

Sipas shërbimeve të urgjencës së Ukrainës, nga shpërthimet raportohet për 11 viktima dhe 64  të plagosur.

Anton Gerashenko, këshilltar i Ministrit të Sigurisë së Ukrainës, njoftoi se një raketë ra pranë monumentit Hrushevsky.

Zhurmat e shpërthimeve u regjistruan edhe në transmetimin e drejtpërdrejtë të BBC-së nga Kievi.

Deputeti ukrainas Alexei Gondsarenko foli për raketat që binin “pikërisht në qendër të qytetit”. “Veturat po digjen dhe janë dëmtuar xhamat. Ka njerëz të vdekur”, ka shkruar ai në Twitter.

Sipas informacioneve, ka të paktën tre shpërthime në qendër të Kievit.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, António Guterres është thellësisht i tronditur nga sulmet e sotme me raketa në shkallë të gjerë në Ukrainë, tha zëdhënësi i tij.

“Vala e sulmeve raportohet se rezultoi në dëme të përhapura në zonat civile dhe çoi në dhjetëra njerëz të vrarë dhe të plagosur dhe përbën një tjetër përshkallëzim të papranueshëm të luftës”, tha Stéphane Dujarric në një deklaratë.

“Si gjithmonë, civilët po paguajnë çmimin më të lartë”, shtoi ai.

Sulmet me raketa në Ukrainë, presidenti francez Macron i ka cilësuar si një ndryshim të natyrës së luftës në Ukrainë.

“Këto sulme të qëllimshme nga Rusia kundër të gjithë territorit ukrainas dhe kundër civilëve përbëjnë një ndryshim të thellë në natyrën e kësaj lufte ,” tha presidenti francez, duke shtuar se ai do të mblidhte menjëherë këshilltarët e tij diplomatikë dhe ushtarakë për të shqyrtuar situatën.

Macron më herët shprehu mbështetjen e tij të plotë për Ukrainën gjatë bisedës së tij telefonike me Presidentin Volodymyr Zelensky dhe shprehu angazhimin e Francës për rritjen e ndihmës ushtarake për Kievin, duke përfshirë dërgimin e pajisjeve ushtarake.

Rusia nisi sulmet me raketa anembanë Ukrainës gjatë mëngjesit të sotëm, duke goditur objektiva civile, duke vrarë civilë dhe duke shkatërruar infrastrukturën në një shënjë hakmarrjeje ndaj shpërthimit të urës së Kerçit, të cilën Putin e përshkroi si një “sulm terrorist”.

LEXO EDHE:

Back to top button