11 Tetori shënon Ditën Ndërkombëtare të Vajzave

11 Tetori shënon Ditën Ndërkombëtare të Vajzave

Sa arrin shoqëria të edukojë vajzat pa i krahasuar dhe nënvlerësuar ata me djemtë? 

I ftuar në emisionin Ditë e Re, në Alsat, profesori i ekonomisë Abil Baush kësaj here iu bashkangjit bashkëbisedimit për Ditën Ndërkombëtare së Vajzave duke folur për marrëdhëniet prindër-vajza më saktësisht baba-vajzë por jo vetëm.

Ai u shpreh se në ditët e sotme shoqëria duhet ta shohë në të tjera aspekte zhvillimin e vajzave në sfera të ndryshme dhe që është shumë i rëndësishëm promovimi i edukimit të tyre.

Vajza të edukuara sjellin një shoqëri progresive dhe se vajzat i shohim tashmë në pozita të ndryshme suksesit ku ai edhe dha disa shembuj. Arritja e njëlloj barazie mes fëmijëve djem dhe vajza akoma sheh barriera shtoi ai, por kjo gjë duhet luftuar dhe mendësia e shoqërisë duhet të ndryshojë. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button