​127 vjet më parë u mbajt kongresi i parë gjuhësor shqiptar në Kozenca

​127 vjet më parë u mbajt kongresi i parë gjuhësor shqiptar në Kozenca

127 vjet më parë, më 3 tetor 1895, përfundonte punimet kongresi i parë gjuhësor shqiptar. Ky kongres u mbajt në Koriliano Kalabro, të Provincës së Kozencës dhe u pasqyrua gjerësisht nga shtypi italian dhe evropian i kohës si një ngjarje me rëndësi të veçantë.

Tema e këtij Kongresi ishte prezantimi i aspekteve gramatikore, leksikore dhe fonetike të gjuhës shqipe. Kongresi i zhvilloi punimet në mjediset e gjimnazit ‘Garopoli’ dhe morën pjesë 25 kongresistë gjuhëtarë, shkrimtarë, poetë, gazetarë dhe klerikë të shquar të kishës arbëreshe.

Ky aktivitet shkencor gjuhësor dhe patriotik u ndoq nga afër nga rreth 500 pjesëmarrës të ardhur nga komuna të ndryshme të Kalabrisë, Kampanjës, Pulias dhe Siçilisë.Pjesëmarrësit në Kongresin e Koriliano-Kalabro miratuan themelimin e Shoqërisë Kombëtare Shqiptare, statutin dhe këshillin drejtues me kryetar nderi një prej personaliteteve më të rëndësishëm të letërsisë shqipe të shekullit XIX dhe botës arbëreshe, Jeronim De Rada. Shoqëria Kombëtare Shqiptare, u themelua fill pas Kongresit Arbëresh, në 1895. /atsh/

LEXO EDHE:

Back to top button