Nuk ka interes për drejtimet deficitare

Nuk ka interes për drejtimet deficitare

Gazetar: Melihate Rustemi

Në ditën e parë të vitit të ri ka akademik shumë drejtime mbetën pa studentë ose me numër të vogël prej tyre. Në universitetin “Shën Kirili Metodi” në Shkup, në Fakultetin e Shkencave Matematiko Natyrore këtë vit u regjistruan 293 brucoshë, numri më i madh i të cilëve në Institutin e Biologjisë.

“Që prej më e vogël më pëlqente kimia, në këtë institut ka pikërisht programin që unë u përcaktova. Gjithashtu ka edhe bursa që është edhe një shkak që vendosa të regjistrohem. Ky është edhe një motivim për tu regjistruar, tha një studente.

“Më shumë më ka tërhequr biologjia sepse më intereson natyra. Dëshiroj ti kuptoj sekretet dhe të zbulojmë shumë nëse do të arrij. Ndoshta do të kisha punuar në ndonjë laboratori mirëpo profesor jo në të ardhmen”, tha një student tjetër.

Në drejtimet matematikë, fizikë, kimi e gjeografi sërish interesim i ulët, kuadër që tashmë më vite po mungon në shkollat fillor dhe të mesme. Dekani i fakultetit, Aleksandar Skeparovski tha për Alsat se gjendja më kritike paraqitet në programet studimore për mësimdhënie për arsimin fillor dhe të mesëm.

“Më kritike është me kuadrin që duhet të jenë mësimdhënës të ardhshëm në arsimin fillor. Në matematikë dhe fizikë janë dy këtë vit, në kimi dhe biologji gjithashtu, dy ose tre student, mos më kapni për fjalë, plus një ose minus një student nuk ndryshon asgjë ndërsa mungesa është shumë e madhe. Shkollarët e mesëm janë të njoftuar me mundësinë që të marrin një bursë të tillë, por edhe kundrejt kësaj sërish interesimi, posaçërisht për dy studimet lëndore nuk mund të aktivizohet vetëm me këtë masë, janë të nevojshme edhe masa tjera shtesë”, deklaroi Aleksandar Skeparovski, dekan.

Studentët e regjistruar në matematikë preferojnë që pas studimeve të punojnë mësimdhënës në fakultete por jo edhe në arsimin fillor dhe të mesme.

“Unë nuk do të kisha dashur të punoj me fëmijë por me të rritur mbi 18 vjet po, është interesante sepse jo të gjithë nxënësit janë të interesuar dhe nuk dëshirojnë të kontribuojnë sikurse ata në universitet”, u shpreh një student.

“Kam vendos me studio matematikën teorike në Shkencat matematiko natyrore. Cdo herë kam pas dashuri ndaj matematikës dhe mendova që ta vazhdoj që ta shoh se çka do të më sjell kjo dashuri ndaj matematikës”, tha një studente.

Në Universitetin e Shkupit kishte 10.918 vende: 5.306 për studentë të rregullt të financuar nga buxheti, të cilët paguajnë pjesëmarrje vjetore prej 200 euro. 4522 vende ishin të destinuara për studentët me kohë të plotë që do të paguajnë tarifën e shkollimit prej 400 euro dhe 1090 vende për studentët me kohë të pjesshme./Alsat.mk

 

LEXO EDHE:

Back to top button