13 vjeçari gjen afër 15 mijë euro, i shpenzon me shokët

13 vjeçari gjen afër 15 mijë euro, i shpenzon me shokët

Një fëmijë ka gjetur jo më pak se 14.900 euro në një stacion treni në Oberbayern në Munih të Gjermanisë. Paratë ishin brenda një kulete. Por ai në vend që të lajmëronte policinë për këtë shumë të majme, vendosi që t’i shpenzojë së bashku me shokët e tij duke bërë blerje, duke u bazuar te mediat gjermane.

Siç bëri të ditur policia, shokët ‘fatlum’ të 13 vjeçarit blenë stoli ari, veshmbathje të firmave luksoze, një E-Roller, por edhe kanë ngrënë e pirë nëpër restorante.

Vetëm në fillim të majit 13 vjeçari u tregoi ngjarjen prindërve, të cilët janë shokuar me ndodhinë.

Disa nga blerjet ata i kanë kthyer, kurse 1000 euro të mbetura janë paguar nga prindërit për viktimën.

Fatkeqi që kishte humbur kuletën është një 62 vjeçar nga Sauerlach, shkruan express.

Të rinjtë nuk mund të dënohen, se gjatë shpenzimit të parave nuk i kishin mbushur as 14 vjet.

LEXO EDHE:

Back to top button