186 të arrestuar për godinat e shembura nga tërmeti në Turqi

186 të arrestuar për godinat e shembura nga tërmeti në Turqi

Më shumë se 600 persona po hetohen në Turqi lidhur me godinat që u shembën pas tërmeteve shkatërruese të 6 shkurtit. Ministri i Drejtësisë Bekir Bozdag tha të shtunën se 184 persona të dyshuar përfshirë kontraktorë dhe pronarë ndërtesash, ishin vënë në pranga. Komentet e tij tregojnë se sa janë zgjeruar hetimet, ndërsa vetëm 2 javë më parë ishte njoftuar lëshimi i 113 urdhër-arresteve. Mes personave të vënë në pranga është edhe kryebashkiaku i një prej qytezave pranë epiqendrës së lëkundjes së parë të dhunshme, me magnitudë 7.8.

Prej vitesh, ekspertët kanë paralajmëruar mbi korrupsionin endemik dhe politikat qeveritare që i kishin bërë godinat e reja të pasigurta. Bilanci i konfirmuar i vdekjeve në Turqi dhe Siri i ka tejkaluar 50 mijë. Më shumë se 160 mijë godina janë dëmtuar rëndë në Turqi pas tërmeteve, duke ngritur pikëpyetje nëse ndikimi i katastrofave natyre ishte përkeqësuar nga dështimet njerëzore.

Partitë opozitare dhe disa ekspertë të ndërtimit akuzojnë administratën e presidentit Rexhep Taip Erdogan për mos implementim të rregullave të ndërtimit, dhe se po përpiqet të devijojë përgjegjësinë për tragjedinë.

Sipas tyre, politikat qeveritare kanë lejuar të ashtuquajturat amnisti për kontraktorët të cilët kanë shkelur rregullat e ndërtimit, në mënyrë që të inkurajojë një bum ndërtimesh, përfshirë edhe në rajonet që u goditën rëndë nga tërmeti.

LEXO EDHE:

Back to top button