Panairi është mundësi edhe për vendosje të dinamikës së re në marrëdhëniet rajonale

Ky panair është  mundësi edhe për vendosje të dinamikës së re në marrëdhëniet rajonale dhe të sigurojmë prosperitet ekonomik për qytetarët tanë dhe kompanitë. 23:28 Sot jam i lumtur, sepse fotografitë që do të shpërndajnë sot mediat në botë do të jenë fotografi të personave të buzëqeshur, fotografi të miqësisë fotografi të vendeve që munden edhe më mirë edhe më tepër, sepse janë bashkë dhe janë të hapur” – Dimitar Kovaçevski- kryeministër i Maqedonisë së Veriut.

Fakti që jemi këtu të gjithë së bashku duhet të na inkurajojë edhe më shumë dhe duhet të na bëjë të gjithëve gjithmonë e më të bindur se  Ballkani i Hapur  është shumë më tepër se sa ekonomi, është shumë më tepër se sa tregti dhe është shumë më tepër se sa politikë, po e po. Ballkani i hapur është një projekt paqeje dhe është një projekt bashkëjetese në paqe”, – Edi Rama- kryeministër i Shqipërisë.

Ideja jonë për Ballkanin e Hapur kishte shumë kundërshtarë, qoftë nga ata të cilët thoshin se kjo ide nuk do të ketë sukses ekonomik, qoftë nga ata të cilët thoshin se kjo ide do të ketë pasoja politike. Ju them se nuk mund ta fitoni një gjë që është e mirë  dhe është natyrale. Ajo që është në të mirën tonë dhe është interesi jonë nuk do të mund të mposhtet nga askush. Nga Ballkani i Hapur nuk ka askush asgjë të keqe dhe asgjë të dëmshme” – Aleksandar Viçiq- president i Serbisë. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button