Në fuqi, gjendja e krizës energjetike

Fikja e ndriçimit dekorativ në fasadat e ndërtesave publike dhe monumenteve të kulturës, fikja e llambave kur ka dritë të mjaftueshme, ftohja me kondicioner në jo më pak se 27 gradë, ngrohja në maksimum 20 gradë, si dhe fikja e kompjuterëve pas përfundimit të punës. Këto janë disa prej masave për kursimin e energjisë elektrike të cilat hyjnë në fuqi sot dhe kanë për qëllim uljen e konsumit për 15 për qind. Masat u miratuan me vendim të qeverisë më 16 gusht dhe do të jenë të vlefshme deri më 31 mars 2023. Ato i referohen familjeve dhe kompanive si rekomandime, ndërsa institucioneve shtetërore si detyrime. Pjesë e këtyre masave janë edhe ndërrimi i rregullt i filtrave të pajisjeve të ngrohjes dhe kondicionerëve, printimi vetëm i materialeve të nevojshme, zëvendësimi i dritareve me efikasitet energjik. Amvisërive u rekomandohet ndezje e pajisjeve elektrike vetëm sipas nevojës dhe me mundësi gjatë kohës me tarifë të lirë. /alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button