Asnjë masë sigurie në repartin gjyqësor në psikiatri

Asnjë masë sigurie në repartin gjyqësor në psikiatri

Gazetar: Adnan Qaili

Këta pacientë me sëmundje mendore nuk e kanë veç hallin e shëndetit të tyre. Ata druhen edhe për jetën e tyre nga që prej kohësh siguria në Spitalin Psikiatrik “Bardovcë” është e ulët. Ky rrezik vjen nga reparti gjyqësor ku pacientë që vuajnë dënimet me burg mbahen në repart të hapur dhe shkaktojnë probleme. Rasti i fundit ishte me videot e filmuara ku një i dënuar për vrasje rrah pacientët e tjerë.

“Në repartin gjyqësor të spitalit të psikiatrisë në Bardovcë të Shkupit, dyert janë të hapura, ndonëse këta 35 që trajtohen brenda janë të burgosur me precedent penal. Përveç saj, bartin rrezik të lartë sepse janë të sëmurë mendor dhe kanë bërë vrasje dhe tentim vrasje në dosjen e tyre penale. Por, sipas statutit të spitalit, ndonëse duhet të ketë gardian të burgut, ajo qëndron me dyer të hapura dhe të sëmurët mendor me precedent penal mund të dalin kurdo, sikur në rastin e tillë që po e shihni tani.”

 Drejtori i porsaemëruar në krye të këtij institucioni Muhsin Arifi tha se spitalin e ka gjetur në gjendje të mjerueshme dhe ka kërkuar nga Ministria e Drejtësisë, Ministria e Shëndetësisë, Prokuroria Publike, Gjykata Penale dhe Drejtoria për zbatimin e sanksioneve të ndërmarrin masa urgjente. Ai tha se disa nga video incizimet e publikuara janë bërë muaj më parë që dëshmon se ka pasur dhunë të vazhdueshme.

“Aktualisht nuk ka, është një teknik medicinal dhe përkujdesjes mjekësor që janë vazhdimisht me ata pacientë. Në atë repart janë 35 pacientë me dy personel mjekësor. Mungesa e gardianëve ua mundëson atyre të jenë të lirë e të hynë e dalin kur të duan. Prej momentit të parë që kam ardhur ka pasur ankesa posaçërisht prej atij reparti që vazhdimisht edhe personeli mjekësor edhe pacientët tjerë janë të rrezikuar”, Muhsin Arifi, Drejtor i Spitalit Psikiatrik “Bardovci”, Muhsin Arifi, Drejtor i Spitalit Psikiatrik “Bardovci”.

“Ajo atje nuk ka ndodhur tash por vite me radhë dhe na vjen keq për këtë. Ndërmorëm masa për herë të parë, ku kishte policë. Nëse duhet do të angazhohen edhe organet gjyqësore që të mos përsëritet, kurse ne jemi këtu të ndihmojmë gjithçka në kuadër të Ministrisë,” Fatmir Mexhiti, Ministër i Shëndetësisë.

Në bazë të Ligjit për mbrojtjen e të drejtave të pacientëve, Inspektorati shtetëror sanitar shëndetësor ka marr vendim me të cilin urdhërohet objekti shëndetësor që të garantojë sigurinë personale të pacientëve gjatë qëndrimit të tyre në objektin shëndetësor. Nga ky Inspektorat kumtojnë se pas mbikëqyrjes së jashtëzakonshme të bërë kanë kërkuar me shkrim nga Byroja e sigurisë publike që të sigurojë 24 orë roje policore të repartit gjatë 30 ditëve për të vendosur rendin dhe për të parandaluar ngjarje të mëtejshme të padëshiruara. Ministrisë së Drejtësisë, ata i kanë dorëzuar edhe një kërkesë me shkrim në të cilën theksohet nevoja që policia e burgjeve, përveç burgjeve dhe ambienteve korrektuese, të ofrojë edhe ambiente psikiatrike në të cilat zbatohet masa e sigurisë për personat e dënuar, për të cilët trajtimi psikiatrik dhe mbajtja në objektet shëndetësore është e detyrueshme. /alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button