30 ditë paraburgim për kumbarin e Gruevskit, Risto Novaçevski

Në vend që të përfundonin në arkën e partisë VMRO-DPMNE, mbi 1,3 milion euro donacione nga kompanitë dhe anëtarët e partisë, Nikolla Gruevski i ka përdorur për të blerë parcela në Vodno për nevoja personale. Prokuroria e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit njoftoi pas një hetimi të gjatë se i arratisuri Gruevski dyshohet për pastrim parash. Përveç tij, dyshohen edhe kushëriri i tij Sasho Mijallkov, biznesmeni Orce Kamcev dhe nëna e tij Ratka Kamçeva, Nenad Josifoviç si dhe kumbari i Gruevskit, Risto Novaçevski.

- Advertisment -

Paratë e besuara për punën e tij si lider i një partie politike, ai i ka marrë për vete ose një pjesë të atyre nuk i ka evidentuar si donacione nga individë dhe persona juridikë nëpër raporte, dihet që çdo parti duhet të ketë listë të donatorëve të personave fizikë e juridikë. Disa nga personat fizikë dhe juridikë nuk janë fare në listën e donatorëve kurse i kanë dhuruar fonde partisë – tha Villma Ruskoska, prokurore.

Sipas prokurorisë, Gruevski ka mbledhur 1.3 milion euro nga donacionet për partinë në periudhën 2006 dhe 2012. Mes tetorit 2012 dhe shtatorit 2013, me paratë i ka blerë parcelat. I dyshuari i dytë, Sasho Mijallkov, kushëriri i Gruevskit, ka kërkuar nga një person që ka kompani “of shor” qasje deri te vulat dhe xhirollogarinë. Një kompani simotër është themeluar në Shkup kurse Risto Novaçevski, kumbari i Gruevskit, është emëruar drejtues. Nga kjo llogari janë paguar paratë pronarëve për parcelën në Vodno, prej 11 mijë metra katrorë. Me publikimin e “bombave” në vitin 2015 dhe bisedën e përgjuar se Gruevski ka blerë parcela të shtrenjta, pronësia i është bartur një kompanie, e menaxhuar nga Orce Kamçev, në pronësi të nënës së tij- pretendon prokuroria. Prokurorja Ruskovska kërkoi paraburgim vetëm për Novaçevskin ku edhe iu shqiptuan 30 ditë. Të dyshuarit e tjerë kanë pasur masa kujdesi.

Duke pasur parasysh afërsinë me të dyshuarin e parë dhe se për këtë person nuk kishte asnjë procedurë, prokuroria mirë e sqaroi këtë para gjykatës, besojmë se ka arsye reale për t’u arratisur – deklaroi Villma Ruskoska, prokurore.

Prokuroria në mënyrë shtesë ka kërkuar të ngrihen parcelat në Vodno apo që mos të mund të shiten.

Bojan Stojanovski

 

 

LEXO EDHE:

Back to top button