Filipçe: Testi serologjik s’është i domosdoshëm

Ashtu si ditëve të fundit shifrat rriten, kapacitetet spitalore në institucionet shëndetësore në vend reduktohen. Në spitalin e Strumicës, Kumanovës, Shtipit dhe Prilepit nuk ka më krevate të lira për të pranuar pacientë të infektuar me COVID-19. Pothuajse të plotësuara janë edhe kapacitetet në spitalin e Gostivarit. Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, qetëson duke thënë se spitali mobil në Klinikën Infektive është gati, por shton se ende nuk ka nevojë për shtrim të pacientëve.

Edhe një hapësirë është hapur në spitalit në Manastir me qëllim që pacientët e këtij rajoni të marrin kujdesin e nevojshëm në kohë.Tashmë ka nisur procedura për 16 mini njësitë spitalore mobile, furnizim materiale jo mjekësore dhe mjekësore. Qendrat Covid duhet të jenë te pajisura me aparat rëntgeni dhe Eho të lëvizshëm dhe numër të caktuar testesh që supozohet se do të jenë të nevojshme për pacientët që testohen dhe mjekohen në këto njësi. Bëhet fjalë për një shumë prej afërsisht 34 milion dollar.”-tha Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë.

Pandemia ka krijuar shumë situata për të cilat qytetarët shprehin pakënaqësi. Disa prej tyre janë ankuar se në rast nevoje për analiza apo kontrolle mjekësore që nuk lidhen me virusin korona nga disa institucione shëndetësore private u kërkohet që paraprakisht të bëjnë test serologjik. Në të shumtën e rasteve në teste të tilla rezulton se i testuari ka krijuar antitrupa, të cilat nuk është e thënë domosdoshmërisht se janë krijuar për shkak të virusit. Në një situatë të tillë, të njëjtët kushtëzohen që në rast se duan të vazhdojnë kontrollin, fillimisht të bëjnë test PCR. Megjithatë, mjeku amë nuk u jep udhëzim që testin ta bëjnë në institucionet shtetërore, për shkak se nuk kanë asnjë simptomë. Në këtë mënyrë qytetarët që duan të duan të bëjnë kontrollin për të cilin i janë drejtuar fillimisht institucionit shëndetësor, duhet të ndajnë rreth 6 mijë denarë për të testin serologjik dhe më pas atë PCR në klinikat private.

Kjo është hera e parë që e dëgjoj një informacion të tillë. Më duhet të theksoj se ky rekomandim nuk i është bërë asnjë institucioni shëndetësor. Askund nuk ka nevojë apo indikacion që të bëhet test serologjik, që më pas të bëhet test PCR. Testet serologjike përfshijnë një tjetër qasje apo analizë të përqendrimit të antitrupave. As Ministria dhe as Komisioni nuk ka dhënë rekomandim të tillë. Për sa kohë që pacienti shkon për ndonjë kontroll tjetër, nëse nuk kas asnjë simptomë, apo ndonjë të dhënë tjetër, nuk ka nevojë të bëhet diçka e tillë”-pohoi Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë.

Evi Shkopi

LEXO EDHE:

Back to top button