43 filma në kuadër të festivalit “TIFF ODA”
43 filma në kuadër të festivalit “TIFF ODA”
Aplikuan rreth 3000 konkurrues nga gjitha shtetet e botës, u përzgjodhën 45 filma që nga data katër, do të shfaqen për publikun tetovar, në kuadër të edicionit të 12 të festivalit të filmit TIFF ODA. Risia e këtij viti, do jetë organizimi i festivalit kryekëput në ambient të hapur. Ndryshe nga vitet e shkuara kur në kuadër të festivalit të filmit TIFF ODA, organizoheshin ëorkshope, sivjet do ketë një risi tjetër. Pas çdo shfaqje të filmit organizohet debat i hapur, me çrast me aktorët dhe regjisori do mund të komunikojnë direkt me publikun. Për shkak të buxhetit të shkurtuar, sivjet, festivali i Filmit TIFF ODA, nuk do të mbahet shtatë ditë por vetëm katër.
“Do të garojnë gjithsej 43 filma, në garën Ballkanike por edhe atë të filmit të shkurtër. Këtë vit kemi një ndryshim në lokacion, festivali pra nuk do jepet në Qendrën për kulturë por në hapësirë të hapur tek Parku i rektoratit të UT, pra do sjellim një ambient të mirë dhe të bukur për publikun”, deklaroi Berat Hasani. Drejtor i festivalit TIFF ODA. /Alsat.mk








