5 të lënduar në një aksident trafiku në magjistralen Prishtinë-Ferizaj

Pesë persona kanë marrë lëndime si pasojë e një aksidenti sonte në magjistralen Prishtinë – Ferizaj.

Lajmin për KosovaPress se ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë për rajonin e Prishtinës, sipas së cilës në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete.

“Sot në ora 19:00, kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinë-Ferizaj, ka ndodhur një aksident komunikacioni rrugor, ku kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore kanë pësuar 5 persona, të cilët janë dërguar për tretman mjekësor”, ka thënë Ahmeti.

Ndryshe, lidhur me rastin po merret njësiti i trafikut.

LEXO EDHE:

Back to top button