56 studentë dyshohet se u helmuan nga ushqimi në Akademinë e Sigurisë në Tiranë, dy të arrestuar

Autoritetet ligjzbatuese në Shqipëri i kanë arrestuar dy të dyshuar dhe janë në kërkim të një tjetri, pasi 56 studentë të Akademisë së Sigurisë në Tiranë dyshohet se janë helmuar nga ushqimi. Studentët shfaqën shenja sëmundjeje pasi drekuan në ambientet e Akademisë të mërkurën, dhe u dërguan menjëherë në spital për mjekim.

Ata janë liruan më vonë nga spitali, ku kryen analiza për të gjetur shkaktarin e helmimit, dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore, thanë autoritetet shëndetësore. Policia tha se ka arrestuar kuzhinierin dhe teknologen e ushqimit të kompanisë private që kujdeset për ofrimin e ushqimit në Akademi, dhe se është në kërkim të administratores së kompanisë. Një tjetër teknologe po hetohet në liri. Sipas Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, kompania e kontraktuar nga Akademia nuk po e gatuante ushqimin në ambientet e Akademisë, por e sillte atë të gatshëm nga jashtë.

Autoritetet i kanë sekuestruar 85.9 kilogramë produkte të gatuara ushqimore, të gatshme për shërbim, dhe ka marrë mostër për analizim mikrobiologjik gjatë një kontrolli në ambientet e Akademisë.

LEXO EDHE:

Back to top button