637 raste aktive me koronavirus në Kosovë
Në Kosovë janë 637 raste aktive me COVID-19, sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë së Kosovës.
Ndërkohë, numri i rasteve pozitive me koronavirus po ashtu është rritur, me 108 raste të reja në 24 orët e fundit.
Të vaksinuar me dozën e parë janë 881 mijë e 800 qytetarë të Kosovës, ndërsa me të dytën 784 mijë e 166.








