640 raste të reja dhe 12 viktima në 24 orët e fundit

Gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar edhe 640 raste të reja me koronavirus nga gjithsej 2634 testet e bëra, ndërsa jetën e kanë humbur 12 pacientë. Kryeqyteti vazhdon të mbetet vatër me 272 raste të reja, pason Kumanova me 43, ndërsa Prilepi, Tetova dhe Kavadari me nga 41. Në 24 orët e fundit janë shëruar 143 persona. Kryeministri Zoran Zaev, deklaroi se për momentin janë duke përgatitur masa të reja por edhe pako të reja anti-Covid për më shumë sfera. Zaev tha se janë kundër karantinës, por nuk e përjashton si mundësi nëse do të jetë e nevojshme.

 

LEXO EDHE:

Back to top button