Zaev, optimist për çeljen e negociatave këtë vit

Nuk do të ketë marrëveshje të re për çështjet e hapura me Bullgarinë, sepse edhe nëse dëshirojmë nuk mund të bëjmë marrëveshje më të mirë se ajo që e kemi. Kështu ka deklaruar kryeministri Zoran Zaev, pas takimit online që ai bashkë me zëvendëskryeministrin për euro integrime NIkolla Dimitrov dhe ministrin e punëve të jashtme Bujar Osmani, e zhvilluan me përfaqësuesit e lartë të BE-së. Zaev shtoi se të dy palët do të bëjnë gjithçka që është e mundur për të arritur zgjidhje deri para mbajtjes së takimit të parë ndërqeveritare, me çka shënohet edhe hapja zyrtare e negociatave me BE-në.

Fuqishëm edhe unë personalisht jam i fokusuar, që të gjitha kapacitetet tona që i kemi për tu gjetur zgjidhje e këtillë e cila kuptohet se do ti japë mbështetje atmosferës së mirë të mbajtjes së konferencës së parë ndërqeveritare e cila duhet të mbahet me përfundimin e këtij viti, ndërsa kjo është gjatë kryesimit nga ana e Gjermanisë- deklaroi Zaev.

Megjithatë Zaev shtoi se nuk e përjashton mundësinë që Bullgaria të vendos veto dhe konferenca e parë ndërqeveritare të mos mbahet deri më dhjetor. Por nënvizoi se përfaqësuesit më të lartë të BE-së, në takimin e sotëm i kanë dhënë mbështetje maksimale vendit tonë në përkushtimin e vendosjes së standardeve në të gjitha sferat.

Porositëm se rruga jonë drejt BE-së nuk ka alternativë dhe presim që së shpejti ti bëjmë hapat e ardhshëm për secilin kapitull të hapur për kualitetin evropian të jetesës për të gjithë qytetarët tonë. Të gjithë bashkëbiseduesit tonë sot, miqtë tonë, përfaqësuesit e institucioneve më të larta të BE-së dhanë mbështetje të fuqishme për përkushtimin tonë për realizimin e standardeve evropiane në të gjitha sferat- pohoi Zoran Zaev, kryeministër.

Kryeministri Zoran Zaev dhe ministrat Osmani dhe Dimitrov, në prag të Samitit të Sofjes, në kuadër të procesit të Berlinit kanë zhvilluar takim online me kryetarin e Këshillit Evropian, Sharl MIshell, Përfaqësuesin e lartë të KE-së, Zhosef Borel, me euro-komisarin për fqinjësi të mirë dhe zgjerim Oliver Varhei dhe me kryetarin e Parlamentit Evropian, Dejvid Sasoli.

Mefail Ismaili

LEXO EDHE:

Back to top button