69 vite nga vdekja e James Dean, aktori i parë i kinemasë i nominuar për çmim pas vdekjes
69 vite nga vdekja e James Dean, aktori i parë i kinemasë i nominuar për çmim pas vdekjes
James Dean, aktori amerikan i viteve ’50, tragjedia dhe vdekja e të cilit tronditi gjithë kinematografinë amerikane, sot shënon 69-vjetorin e vdekjes, shkruan KultPlus.
James Dean u bë aktori i parë në historinë e kinëmase që nominohet për një çmim pas vdekjes. Fillimisht do të nomionhej për East of Eden (1955) dhe më pas, pas vdekjes për filmin Giant (1956).
Studioi dramë në universitetin e Kalifornisë në Los Angeles dhe u muarr me teatër, kinema dhe televizion. Shfaqja e tij e parë në televizion ishte për një reklamë për Pepsin në 3 dhjetor të 1950. Më vonë do ta ndiqnin seri dhe vepra në teatër.
Me një karakter introvert, i ashpër, melankolik, moskokëçarës dhe i apasionuar në raporte të njëjta, James Dean kishte veti të mira interpretative dhe që i sollën sukses te publiku më i ri në moshë. Duke e shndërruar në ikonë të rinisë amerikane të viteve ’50. Në vitin 1955 do të mbërrinte një nga filmat e tij më të mëdhenj; “Rebel ëithout a Cause” që do ta afirmonte atë përfundimisht si një nga idhujt kryesorë të rinisë amerikane. Tek “Gjigandi” do të interpretonte së bashku me Elizabeth Taylor dhe Rock Hudson e që do të ishte një tjetër vepër e madhe e tij.
Dean përveç pjesës së kinematografisë , kishte pasion edhe garat me makina, ku ishte hobi i tij, një pasion që do e ndiqte krejt jetën e tij, dhe e veçanta e kësaj Dean përveç pasionit për makina, ishte ikonë e stilit për veshjet e tij, ku si ndikim do e përcjellë botën e modës edhe sot, si një inspirm.
Një aktor, ku jashtë skenës së filmit ishte njeri me pak fjalë, një simbol seksi dhe një ikonë stilesh, ku e rrëthonte një misticizëm në lidhje me atë që e gjejmë të dashur kaq shumë vite më vonë. Megjithëse më i njohur për stilin e tij Causal, ai kishte disa pjesë më formale në repertorin e stilit të tij, si xhaketë të errët me jakë, bluzë e këpucë cowboy.
Stili i tij ishte paaftësi. Ai nuk u shqetësua me copa të tepërta. Pamjet e tij ishin kryesisht minimaliste. Për shembull, ai nuk kishte qasje me një kravatë. Ai nuk ishte një ndjekës i përkushtuar i modës. Ai ka shkuar shpesh me tendencën e 50-tave të Jeans-av të kthyer apo atë që ne e quajmë dukje me pantallona të gjata.