7 vite qëndroi në podrumin e onkologjisë!
7 vite qëndroi në podrumin e onkologjisë!

Një pajisje për rrezatimin e pacientëve kundër kancerit, e cila është blerë para 7 vitesh nga Ministria e Shëndetësisë, tek sot filloi të instalohet në Klinikën e Onkologjisë. Këtij akseleratori i duhen edhe 3 muaj për tu instaluar në mënyrë që të shfrytëzohet nga pacientët. Nga Ministria e Shëndetësisë thanë se kjo pajisje do ti bashkëngjitet tre akseleratorëve aktual që janë jetike për të shpëtuar jetë njerëzish. Jashtë funksionit janë edhe akseleratorët në Spitalin 8 Shtatori, në Spitalin rajonal të Manastirit. Ministri Mexhiti njoftoi se ditë më parë kanë përfunduar konsultimet e fundit ekspertësh me përfaqësues për sistemin KATO, para shpalljes së tenderit të kërkuar për rikthimin e tij në funksion. /Adnan Qaili