Kurti: Serbia duhet mbajtur përgjegjëse për krimet

Kurti: Serbia duhet mbajtur përgjegjëse për krimet

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka thënë se Serbia duhet të mbajtur përgjegjëse për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë. Duke njoftuar se ka emëruar Atdhe Hetemin drejtor ekzekutiv të Institutit për Krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë, Kurti tha se ballafaqimi me të kaluarën është obligim për shtetin. Edhe ministrja e drejtësisë e Kosovës Albulena Haxhiu njoftoi se krerët e shtetit po punojnë për padinë për gjenocid ndaj Serbisë.

“Krimet e luftës, krimet kundër njerëzimit dhe gjenocidi, nuk janë të shkuara. Sakrifica e popullit tonë është e madhe, plagët e luftës janë të thella dhe ende të pranishme. Është e pafund dhimbja. Duke i dokumentuar krimet e dëmet e luftës, ne edhe e ndajmë dhembjen, edhe e bëjmë më gjerësisht të njohur historinë tragjike të shqiptarëve të Kosovës në raport me Serbinë kriminale. Kriminelët e luftës duhet nxjerrë para drejtësisë. Serbia duhet mbajtur përgjegjëse për krimet e kryera në Kosovë. Ato nuk parashkruhen. Andaj nuk mund të ketë amnisti për krimet e kryera nga okupatori e agresori serb gjatë luftës në Kosovë”, deklaroi Albin Kurti, Kryeministër i Kosovës.

“Sa i përket padisë për gjenocid është në programin qeverisës. Është duke punuar kryeministri Kurti, presidentja Osmani dhe kryetari i Kuvendit të cilët janë të angazhuar në këtë drejtim. Për shkak të ndjeshmërisë së çështjes nuk mund të japim detaje por ju siguroj se jemi duke u marrë me këtë çështje”, tha Albulena Haxhiu, Ministre e Drejtësisë e Kosovës. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button