A do të mbetet RMV pjesë e nismës ‘Open Ballkan’ pas zhvillimeve politike, Dimitrov përgjigjet nga Beogradi

Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov i pyetur nëse Maqedonia do të mbetët pjesë e kësaj nisme, pas zhvillimeve të fundit politike në vendin tonë me dorëheqjen e kryeministrit Zoran Zaev, u shpreh i prerë se Republika e Maqedonisë së Veriut, do të mbetet pjesë e “Open Balkan”, sepse sipas tij kjo është e rëndësishme për vetë Republikën e Maqedonisë së Veriut, por edhe rajonit, shkruan Alsat.

“Qytetarët e Maqedonisë dëshirojnë të ecin përpara dhe kjo nënkupton edhe bashkëpunim rajonal dhe fqinjësi të mirë. Vullneti i qytetarëve është i tillë, që kushdo që do të vij në detyrë, duhet të ecë përpara, integrimi i vendit dhe bashkëpunimi më i mirë me fqinjët tanë. Nuk shoh rrezik për vendin time, e rëndësishme është që vendi imë të mbetet pjesë e kësaj nisme, është e rëndësishme edhe për rajonin”, tha Dimitrov./ Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button