Milevski jep detaje për emrin e mandatarit: Shumica e re pritet të rritet, varet nga Alternativa

Emri i mandatarit do të bëhet i ditur nga mesi i javës së ardhshme dhe për 10 ditë mund të presim një qeveri të re, tha dje në një fjalim televiziv lideri i LDP-së, i cili është partner i koalicionit qeveritar, Goran Milevski.

Ai tha se partnerët e koalicionit kanë pasur takim me kryeministrin Zaev i cili ka vendos që ta dorëzojë dorëheqjen.

Sa i përket shumicës, Milevski pret që të rritet në 66, por kjo varet nga qëndrimi i Alternativës.

“Ne partnerët e koalicionit kemi bisedime intensive për zgjidhjen e qeverisë së re që sipas vlerësimeve të mia do të ndodhë shpejt”, tha Milevski.

LEXO EDHE:

Back to top button