A e dini se në Mal të Zi ka 89 milionerë dhe numri është në rritje

A e dini se në Mal të Zi ka 89 milionerë dhe numri është në rritje

Sipas të dhënave të Bankës Qendrore, në Malin e Zi janë 89 qytetarë që kanë më shumë se një milion euro në llogaritë e tyre bankare komerciale. Edhe pse numri i milionerëve është në rritje, konsulenti financiar Stevan Gaevic thekson se është një numër i vogël në raport me popullsinë, transmeton Gradska TV.

– Besoj se janë kryesisht persona që i kanë marrë paratë legalisht ose me shitje apo trashëgimi dhe i mbajnë në banka. Duhet të jemi të vetëdijshëm se ka inflacion dhe mbajtja e parave në llogari mund të ulë vlerën e tyre, kështu që mendoj se 89 milionerë është një numër relativisht i vogël për Malin e Zi, tha Gaević.

Ines Mrdović nga OJQ Aksioni për Drejtësi Sociale beson se Mali i Zi është një tokë e premtuar për të pasurit, sepse të ardhurat e tyre tatohen me tarifa jashtëzakonisht të ulëta.

– Është e rëndësishme të përmendet se në Mal të Zi ka shumë milionerë të padukshëm. Ata nuk do t’i mbanin fondet e tyre në llogaritë e dukshme në Bankën Qendrore, por do t’i zhvendosnin jashtë vendit, shtoi Mrdoviq. 

LEXO EDHE:

Back to top button