A e njihni djalin e madh të Sabri Fejzullahut, këngëtari publikoi një foto me djalin nga martesa e parë

Shumë prej nesh jemi rritur me këngët e Sabri Fezullahut, i cili për 50 vjet me rradhë është imazhi që na shoqëron në televizionet shqiptar.

Duke qenë se edhe i biri, këngëtari i mirënjohur Ermal Fejzullahu, është pjesë e botës së skenës dhe ekranit, shpeshherë dhe jeta private e këngëtarit ka gjetur vend në media, duke bërë kështu publike edhe anëtarët e tjerë të familjes.

Ndoshta pak e dinë se këngëtari, përveç Ermalit, ka edhe dy fëmijë nga martesa e parë, një djalë dhe një vajzë – Armendi dhe Adelina.

Së fundmi, Sabriu ka publikuar një fotografi me djalin e madh ku shkruan:

“Djali i jem i madhi Armend – Votra”.

Sabri Fejzullahu i takon gjeneratës së vjetër të këngëtarëve i cili ka arritur që edhe në kohën e re të zë vendin e vet në muzikë. Ai ka bashkëpunuar gjithmonë me kompozitorët më të mirë të vendit. Ai gjithashtu ka luajtur në disa televizione dhe video-filma.

Në filmografinë e tij gjenden mbi 20 filma, shumica të zhanrit komedi. Karakteristikë e xhirimeve filmike të këngëve të Sabriut është përdorimi i tyre për të fuqizuar këngën që ai këndon. Këtë ai e arrin duke e injoruar kamerën dhe në momente të caktuara e përdorë atë për t´iu drejtuar shikuesit. Zakonisht këto momente janë të shkurta dhe ndodhin gjatë ngritjes së zërit.

LEXO EDHE:

Back to top button