A ka mjaftueshëm interpret për komunitetin shurdh 

A ka mjaftueshëm interpret për komunitetin shurdh 

Më 23 shtator shënohet Dita Ndërkombëtare e Gjuhës ës Shnjave.

Por jo vetëm kjo datë, e tërë java u është përkushtuar personave të shurdhër dhe kësaj gjuhe.

I ftuar në emisionin “Ditë e Re”, Nebih Cakaj, hulumtues i gjuhës së shenjave në kuadër të Shoqatës Kosovare të Shurdhëve, tregoi që për dallim nga persona të tjerë të shurdhër të cilët më vonë e kanë mësuar gjuhën e shenjve, për atë gjuha e shenva është gjuhë amëtare.

Ai gjithashtu tregoi se gjuha e shenjave dallon nga gjuhët tjera edhe në atë se nëse ne shqiptarët flasim shqip pavarësisht shtetit në të cilin jetojmë, në gjuhën e shenjave ekziston gjuhë e veçantë për secilin shtet, kështu gjuha e shenja e cila përdoret në Shqipëri dallon nga ajo e cila përdoret në Kovovë.

Cakaj vuri në pah edhe problematikën me të cilën përballen sa i përket numrit të interpretëve në Kosovë pasi që për momentin janë vetën 16 interpret për të gjithë komunitetin shurdh. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button