A po martohet Jennifer Lopez në fshehtësi, pa e bërë publike?

Fansat mendojnë se dyshja shumë e famshme e showbiz-it, Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez, po planifikojnë një dasmë tërësisht të fshehtë.

Megjithëse gjatë një interviste Lopez insistoi se një vendim i tillë nuk është si nëpër libra dhe se filmat ku ajo luan nuk kanë lidhje me jetën e saj reale.

Pavarësisht se në filma është martuar në fshehtësi, këto situata s’kanë lidhje me jetën reale të Lopez.

Por fansat e çiftit nuk mendojnë kështu dhe e kanë ngatërruar për vite me radhë jetën private me filmat e aktores.

“Është për të qeshur se si jeta reflektohet ndonjëherë në gjërat që bëjmë, por në rastin tim ka qenë rastësi dhe aspak e qëllimshme.”- sqaroi Lopez për këngën e saj “El Anillo”, ku këndonte “Kur do më dhurosh një unazë” një vit pas fejesës me Rodriguez.

Jennider dhe Alex kishin planifikuar të martoheshin këtë vit, por pandemi prishi planet e tyre, ndaj ende nuk kemi një datë të ardhshme për dasmën e çiftit.

LEXO EDHE:

Back to top button