A po sjellin Dua Lipa dhe super ylli botëror këngën e vitit?


Më herët ditën e sotme u raportua se Dua Lipa ka mbledhur emrat më të mëdhenj të muzikës për të bërë disa këngë remix që janë pjesë e albumit të saj më të fundit “Future Nostalgia”. Këngëtarja ka njoftuar se bashkëpunimi i shumëpritur me Madonna-n dhe Missy Elliot do të publikohet më 14 gusht.

Por, kjo nuk është surpriza e vetme pasi, ajo do të sjellë edhe remix-in e këngëve të tjera nga albumi “Future Nostalgia”, me të tjerë artistë të njohur. Në një prej këngëve ajo vjen në duet me The Blessed Madonna, ndërsa kënga do të publikohet më 21 gusht.

Në këngët e tjera, Duan do ta shohim në duet me Gween Stefani dhe Mark Ronson, të cilët do të sjellin remix-in e këngës më të fundit “Physical”.

Megjithatë, pak minuta më parë Dua i ka dhënë një tjetër ‘goditje’ rrjetit. Ajo ka postuar në Instagram një foto me Miley Cyrus dhe Andrew Watt, nga studioja muzikore në Los Angeles. Watt është producent, kitarist dhe muzikant mjaft i njohur dhe bashkëpunëtor i ngushtë i Mileyt. Ai po ashtu ka punuar edhe me Duan, për realizimin e këngës “Break my heart”.

Kjo foto ka çmendur rrjetin dhe të  gjithë po flasin për një super duet që do thyente çdo rekord.

LEXO EDHE:

Back to top button