A1 Maqedoni shënon 6 vjet me ofertë të re të personalizuar për konsumatorët
A1 Maqedoni shënon 6 vjet me ofertë të re të personalizuar për konsumatorët
A1 Maqedoni shënon gjashtë vjet nga prezantimi i markës dhe njëkohësisht prezantoi portofolin e përmirësuar ku janë bashkuar dy komponentë, nga njëra anë fokusi dhe përgjegjësia ndaj konsumatorëve dhe nga ana tjetër vëmendja ndaj çdo konsumatori, ku vendoset një standard i ri për personalizim, fleksibilitet dhe kontroll.
Përfaqësuesit e kompanisë thonë se me ofertën e re, A1 shkon një hap më tej duke u shndërruar në një platformë të vërtetë për mbështetjen e pritshmërive të përdoruesve në kohën digjitale. Sipas drejtorit ekzekutiv, Metodija Mirçev, në qendër është vendosur personalizimi, ku çdo përdorues mund ta përshtatë ofertën sipas nevojave dhe pritshmërive të veta.
“Maqedoni e feston ditëlindjen e gjashtë, vetëm 6 vite, por 6 vite ku kemi arritur shumë. A1 Maqedoni është lider në tregun e vendit, dominant në pjesën e shërbimeve mobile, kemi bazën më të madhe të abonentëve, më shumë se 1 milion përdorues të kënaqur. Ne jemi kompani që e ndryshon tregun e telekomunikimeve, para se gjithash duke lëvizur produkte të reja inovative”, tha Metodija Mirçev, Drejtor Ekzekutiv i A1 Maqedoni./ Alsat.mk








