A1 Maqedoni shënon një vjetorin e ribrendimit


Kompania A1 Maqedonia ka shënuar një vjetorin e prezencës së brendit A1 në tregun e Maqedonisë së Veriut. Me rastin e një vjetorit kompania ka vendosur që të gjithë konsumatorëve tu dhurojnë nga 10GB internet, të cilët mundë të shfrytëzohen nëpërmjet aplikacionit “A1 Im”.

· Dhuratë 10GB internet për telefon për të gjithë

· А1 Combo tarifa të reja me çmime atraktive dhe fleksibile

· Në tarifat e reja të telefonisë celulare janë përfshirë madje 30GB internet

Me rastin e një vjetorit,  A1 Maqedoni ka rritur ofertën duke lëshuar edhe tarifën e re Combo, me shumë risi.

“Një vit nga ekzistimi, brendi A1 jeton thuajse gjithkund ku janë shfrytëzuesit tanë. Po punojmë me përkushtim në realizimin e vizionit të jemi lider në tregun e telekomunikimeve, duke mundësuar shërbime kualitative, duke i shfrytëzuar përparësitë e kohës digjitale . Ka qenë një vit ndryshe për të gjithë ne, me shumë sfida, por ia dolëm që të adaptohemi, të kthejmë shpejtë dhe të sigurojmë mbështetje vitale për shfrytëzuesit tanë. Shfrytëzuesit tanë mbesin çdoherë inspirimi jonë dhe ju premtoj se edhe më tej do të vazhdojmë me ritmin e njëjtë dhe përkushtim, të punojmë në krijimin e shërbimeve më të mira”, tha Metodija Mirçev, drejtor ekzekutiv i A1 Maqedoni.

A1 Maqedoni ka rritur edhe internetin në të gjithë modelet tarifore NEO si dhe ka lëshuar ofertën më të mirë në treg me tarifën e re A1 NEO M+, me 30GB internet mobil.

Më shumë informacione mund të gjeni në www.a1.mk ose në numrin e Kontakt Qendrës 077 1234.

LEXO EDHE:

Back to top button