“A1”, me numrin më të madh të shfrytëzuesve në vendin tonë
Operatori i telekomunikacionit “A1 Maqedoni” ka numrin më të madh të shfrytëzuesve në vend dhe sipas të dhënave të Agjencisë së Komunikimeve Elektronike ky operator ofron internetin më të shpejtë për klientët. Në periudhën e kaluar, kompania ka investuar 30 milionë euro në ndërtimin e rrjetit të saj celular të teknologjisë së fundit, ku përveç internetit më të shpejtë, përdoruesit marrin edhe përçim cilësor dhe të qëndrueshëm të të dhënave, si dhe komunikime dhe thirrje celulare me cilësi ultra të lartë HD. Përveç kësaj, A1 Maqedoni theksoi se po investojnë në zgjerimin e rrjetit fiks të internetit dhe televizionit i cili siguron qasje përmes rrjetit kabllor dhe optik për mbi 270 mijë familje me internet super të shpejtë dhe të qëndrueshëm.
https://youtu.be/-0kW9OvVoYU
A1 Maqedoni është operatori më i madh në segmentin celular. Ky është hulumtim ose raport zyrtar i AKE-së i cili konstaton se ne si operator kemi numrin më të madh të klientëve në Maqedoni, por jo vetëm vëllimi i klientëve, por edhe përqindja e bisedave ose qarkullimit që ne e mbështesim shkon në 53%, këtë e potencon fakti i madhësisë së A1 Maqedonisë. Sot kemi nderin dhe krenarinë të prezantojmë një ofertë të re e cila është oferta më e mirë në tregun maqedonas ku klientët tanë në segmentin celular marrin 100 gigabajt internet çdo muaj”, tha Metodija Mirçev, drejtor ekzekutiv i A1 Maqedonisë.








