Abazi: Institucionet tona kanë përgatitje mesatare ndaj sulmeve kibernetike

Abazi: Institucionet tona kanë përgatitje mesatare ndaj sulmeve kibernetike

Kohëve të fundit jo vetëm vendi i jonë por edhe shtetet e rajonit, ishin cak i sulmeve kibernetike. Për të folur për këtë temë, pra për sulmet kibernetike si metodë e re e luftës, në Programin 200 i ftuari i dytë ishte Blerton Abazi, eksperti i sigurisë kibernetike.

Abazi bëri një krahasim me sulmet kibernetike në Shqipëri dhe atyre në Kosovë dhe Maqedoni, duke theksuar se Shqipëria edhe pse digjitalizoi rreth 2000 shërbime digjitale, por që shumë leht u bënë cak i sulmeve.

“ Shqipëria në maj digjitalizoi rreth 2000 shërbime, por që duket se këto sisteme nuk ishin të pregatitura për hyrje në sistemin digjital. Në Kosovë kemi patur vetëm një sulm të vogël kibernetik”, tha Blerton Abazi, ekspert i sigurisë kibernetike.

Ai gjithashtu sqaroi edhe sulmet kibernetike që ndodhën në Maqedoninë e Veriut, duke thënë se kjo për Maqedoninë e Veriut ishte hera e dytë që kishte sulme kibernetike.

“Në Maqedoni është hera e dytë e sulmeve kibernetike, hera e parë ka ndodhë në prill të vitit 2020, ku ka patur rrjedhje të emailave të disa institucioneve publike ”, theksoi Abazi.

Blerton Abazi shtoi se institucionet tona kanë përgatitje mesatare ndaj sulmeve kibernetike, për faktin se akoma një game e madhe e shërbimeve nuk është digjitalizuar. Abazi përmendi rëndësinë e digjitalizimit dhe se friga nga një sulm kibernetik nuk duhet të jetë arsye për mos digjitalizimin e institucioneve. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button