Shtuni: Ndikimet e huaja janë pasojë e paaftësisë së Qeverisë

Shtuni: Ndikimet e huaja janë pasojë e paaftësisë së Qeverisë

Ndikimi rus si dhe ndikimet tjera të huaja ishte një temë tjetër që gazetari Nazim Rashidi e trajtori me mysafirin e tij në Programin 200, Adrian Shtuni.

Shtuni theksoi se jo gjithmonë kemi të bëjmë me ndikim rus, por që kjo shumë herë vjen si pasojë e mungesës së aftësisë të Qeverisë për ndonjë problem të caktuar.

“Duhet pregatitje dhe strategji për ruajtjen e sigurisë kombëtare, është shumë e thjeshtë t’i vihet faji gjithmonë armikut, sidomos atij të jashtëm. Por pa aftësia lejon ndërhyrjen e ndikimeve të jashtme”, tha Shtuni.

Adrian Shtuni theksoi edhe rrezikun e agjentave të huaja fetare, sidomos të atyre vendeve që fenë e përdorin si instrument i politikave të jashtme.

“Jo vetëm Maqedonia e Veriut, por edhe i tërë Ballkani janë të cenueshëm dhe duhet patur kujdesë të shtuar që të mos lejohen rrymat të cilat janë përçarëse dhe të krijojnë probleme sociale, e pastaj edhe konflikte”, theksoi Shtuni.

Ai tha se qytetarët nga Ballkani që kanë shkuar në territoret e kontrolluara nga organizata terroriste, nuk ka ndodhur brenda një nate, por që ka qenë një investim afatgjatë i qarqeve të huaja./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button