Adele konfirmoi lidhjen me Rich Paul, por gjërat nuk janë ashtu siç duken

Para disa ditësh Adele dhe Rich Paul konfirmuan se janë në një lidhje dashurie, pasi u shfaqën bashkë në një takim romantik. Ata të dy u panë dhe fotografuan bashkë gjatë një takim romantik së bashku me një çift tjetër në New York. Në fotot e siguruara nga “The Sun”, Rich Paul shihej duke i hedhur dorën rreth shpatullave Adele dhe të dy e shijuan në maksimum këtë takim. Ata ishin veshur shumë thjesht, duke i kushtuar rëndësi më së tepërmi kohës së kaluar me njëri-tjetrin.

- Advertisements -

Ndërkohë një burim pranë Adele ka konfirmuar se ata janë në një lidhje prej pak muajsh. Mirëpo gjërat mes tyre nuk duken shumë serioze për momentin dhe dyshja thjesht po shijojnë kohën që po kalojnë bashkë.

“Nuk është shumë serioze, por po kalojnë mirë. Ata kanë miq të përbashkët, kështu që kjo ka qenë gjë e mirë. Ajo po kënaqet dhe është bërë shumë sociale”, ka thënë burimi.

Kujtojmë se fillimisht Adele dhe Rich Paul u shfaqën bashkë në finalen e NBA. Të dy ata u ulën përkrah njëri-tjetrit dhe kjo dalje u konsiderua si shumë e rrallë për dyshen. Dyshimet për një lidhje u forcuan akoma dhe më shumë nga një reporter i “ESPN”. Teksa ishte duke komentuar mbrëmjen finale të NBA, Brian Windhorst u shpreh gjatë një emisioni se Adele është e dashura e Rich Paul.

“Rich Paul sjell të dashurën e tij në ndeshje dhe ulet afër LeBron. E dashura e tij është Adele. Rich Paul është në ndeshje me Adele… Kjo është hera e parë që ata shfaqen bashkë në publik. Kështu që kjo do të jetë në të gjitha tabloidet, veçanërisht në Angli ditën e nesërme” u shpreh Ëindhorst mjaft i bindur për lidhjen e dyshes.

 

LEXO EDHE:

Back to top button