Adelina Ismaili vazhdon të duket mahnitëse në veshje kombëtare

Adelina Ismaili vazhdon të duket mahnitëse në veshje kombëtare

Këngëtarja e njohur shqiptare, Adelina ismaili, ditë më parë mori vëmendjen e shumë prej ndjekësve të saj në rrjetet sociale, duke u shfaqur më ndryshe se zakonisht.

Ajo pozoi me veshje tradicionale shqiptare dhe duket se një gjë të tillë ka vendosur ta bëjë sërish, në një set të ri fotografish që i ka publikuar për fansat e saj në llogarinë e saj zyrtare në Instagram.

Në imazhet e reja, Ismaili shihet e veshur me fustanellë të bardhë dhe jelekun tradicioanl të quajtur “dallamë” në zhargonin popullore.

Pëlqimet dhe komentet që ka marrë nga ndjekësit kanë qenë të shumta, shumica prej të cilave kanë qenë komplimente për dukjen e saj.

Foto: Adelina Ismaili/Instagram

Adelina përndryshe vazhdon të jetë pranë shikuesve përmes emisionit të saj të përjavshëm “Tete a tete”, ku nga java në javë realizon intervista me të ftuar të ndryshëm.

Ndërkohë, sa i përket muzikës ajo ka kohë që nuk ka sjell për fansat e saj diçka të re në këtë aspekt.

Foto: Adelina Ismaili/Instagram

LEXO EDHE:

Back to top button