Adelina Marku ndër fituesit e çmimit “Jasmin”

" "

Tosho Filipovski, Tomisllav Kezharovski, Marjanço Nikollovski dhe Adelina Marku janë fituesit e sivjetmë të çmimit shtetëror “Mito Haxhivasilev-Jasmin”. Katër personalitet marrin çmime për punën e tyre dhe veprimtarinë që ka lënë ndikim në shoqëri. Adelina Marku është e vetmja shqiptare që merr këtë çmim këtë vit. Ajo njihet për personalitetin e saj tejet karizmatik dhe është e njohur me kolumnat e me tekstet direkt dhe opinione të prera kurse kohë më parë ishte edhe drejtuese emisionesh në TV Alsat. Çmimi “Mito Haxhivasilev-Jasmin” nuk është ndarë në dy vitet e fundit, prandaj dhe këtë vit ka një peshë shtesë, ndërkohë që konsiderohet si një nga çmimet më prestigjioze në fushën e gazetarisë dhe publicistikës. Ceremonia e ndarjes së çmimeve do jetë më 21 dhjetor në sallën e kristaltë të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

LEXO EDHE:

Back to top button