Ademi: ESHR-ja ka konstatuar se në Korridoret 8 dhe 10D ka devijim të projektit bazë
Ademi: ESHR-ja ka konstatuar se në Korridoret 8 dhe 10D ka devijim të projektit bazë
Gjetjet e Entit Shtetëror të Revizionit kanë konstatuar se në Korridoret 8 dhe 10D ka devijim të projektit bazë. Sipas zëvendëskryerevizorit të shtetit, Orhan Ademi, për dy korridoret nuk ka projekt themelor, gjë që e bën vlerën e investimit të pasigurt. Nga shqyrtimet e bëra është konstatuar se deri tani është realizuar vetëm 0,12 për qind e projektit.
“Për këtë projekt deri në fund të vitit 2023 janë shpenzuar rreth 230 milion euro, kurse deri në fund të vitit 2023 ekipi i auditimit ka konstatuar se është realizuar vetëm 0,12 për qind e projektit. Kjo do të thotë se që në fillim kemi devijim të planifikimit të realizimit sa i përket planit”, deklaroi Orhan Ademi, Zëvendëskryerevizor i shtetit. /Alsat.mk