Adoleshenti sulmon me thikë dy efektivë në Bosnje-Hercegovinë, vdes njëri, tjetri në gjendje të rëndë

Adoleshenti sulmon me thikë dy efektivë në Bosnje-Hercegovinë, vdes njëri, tjetri në gjendje të rëndë

Një polic i vrarë dhe një tjetër policë i plagosur, pas të shtënave me armë zjarri nga një i mitur 14 vjeçar, në Bosnjë e Hercegovinë. Ky është një “akt kriminal terrorist” thanë nga ministria e brendshme. I mituri është arrestuar. Autoritetet njoftuan se polici i plagosur është në gjendje jashtë rrezikut për jetën, pas një ndërhyrje kirurgjikale. Ngjarja ndodhi në një stacion policor në Bosanska Krupa, në perëndim të Bosnjë e Hercegovinës, gjatë mbrëmjes së djeshme. Sipas ligjeve në Bosnjë e Hercegovinë, por edhe të entitetit të Federatës së Bosnjë e Hercegovinës, një akt terrorist përkufizohet si një veprim që mund të dëmtojë seriozisht shtetin. Veprime të tilla përfshijnë sulm ndaj jetës së një zyrtari, apo “sulm ndaj integritetit fizik të një personi”. Sulme terroriste ndaj policisë në Bosnjë e Hercegovinë kanë ndodhur edhe në vitet e kaluara. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button