Adriana Matoshi do të kandidojë për deputete në Kosovë, ja për cilën parti

Adriana Matoshi është një ndër këngëtaret më të dashura dhe më të suksesshme në Kosovë. Mirëpo, duket se së fundmi Adriana ka ndërmarrë një hap të rëndësishëm, ajo ka vendosur që ti futet politikës. Nëpërmjet një positmi në Facebook Adriana ka treguar se është pjesë e listës së 110 kandidatëve të Lëvizjes Vetëvendosje për zgjedhjet e 14 shkurtit në Kosovë.

Kjo gjë i ka suprizuar të gjithë, shumë prej fansave të saj menjëherë filluan ti urojnë fitoren asaj.

“Zgjedhjet e 14 shkurtit nuk janë zgjedhje të zakonshme. Ato tashmë janë referendum. Zakonisht, deri tani, kontributi im nëpër zgjedhje ka qenë vetëm nëpërmjet votimit. Këtë herë, me ftesën e kryeministrit Albin Kurti do të garoj edhe unë.

Në këto zgjedhje, në listën fituese të Lëvizjes VETËVENDOSJE! do ta kem numrin 60. Nëse e lexoni mbrasht numrin 60, pra 06 është numri i Gjilanit tim. Falemnderit që më keni qëndruar afër e uroj që të ua zbardhi fytyrën përherë.”– shkruan Adriana.

LEXO EDHE:

Back to top button