Afati për shfrytëzimin e kartelave pagesore skadon më 15 gusht


Qeveria nuk ka fuqi politike që të prolongojë afatin për shpenzimin e parave nga kartelat pagesore që përfundon më 15 gusht. Afati është përcaktuar me dekretin me fuqi të Ligjit gjatë gjendjes së jashtëzakonshme, por tani situata është më ndryshe shprehet zëvendëskryeministrja e Ekonomisë, Milla Carovska. Për shkak të kësaj mbetet e pasigurt nëse qytetarët të cilët dje morën përgjigje pozitive pas ankesave të parashtruara, do të kenë kohë të mjaftueshme që t’i marrin dhe shfrytëzojnë paratë nga shteti. Prej 46 mijë ankesave Qeveria dje ka pranuar 9 200.

Nëse konstituohet Kuvendi më shpejtë dhe shkohet drejt ndonjë ndryshimi ligjor, konsideroj se kjo është tepër e komplikuar që të mund të bëhet tani. Mund të hapet si diskutim në Qeveri nëse ka ndonjë qëndrim të caktuar, por afatet janë vendosur në dekrete me fuqi të ligjit që në këtë moment nuk kemi fuqi t’i ndryshojmë – tha Milla Carovska, zëvendëskryeministre e Ekonomisë.

Nga Ministria e Financave bankave komerciale u janë transferuar më shumë se 500 mijë euro dhe bankat tani duhet të fillojnë me përpunimin dhe dhënien e kartelave të reja pagesore. Deri tani janë lëshuar 300 mijë kartela në shumë prej 26 milionë eurove. Nga Asociacioni bankar i Maqedonisë sot nuk morëm përgjigje, se sa kohë do t’u nevojitet bankave për t’i përpunuar kartelat e reja për qytetarët që morën përgjigje pozitive ndaj ankesave të parashtruara. Në fillimin e këtij procesi, bankat i përpunuan kartelat për dy javë. Tani kanë 17 ditë, për përpunim, shpërndarje dhe shpenzim të parave që duhet të jenë ndihmë nga shteti për krizë shëndetësore-ekonomike.

Ile Petrevski

LEXO EDHE:

Back to top button