Pronarët keqpërdorën ndihmën e shtetit, 700 biznese nuk i paguan punëtorët


Më shumë se 1,700 të punësuar janë ende në pritje të pagave nga punëdhënësit e tyre që morën paratë për pagesën e pagës minimale nga shteti si ndihmë nga kriza. Drejtoria e të Ardhurave Publike njoftoi se rreth 708 ndërmarrje nuk kanë paguar pagat e punëtorëve të tyre për muajin prill dhe maj, megjithëse morën para nga shteti. Qeveria ka paguar afër 400,000 euro në llogaritë e tyre, por llogaritë e punëtorëve janë ende bosh. Të dhënat e DAP-it tregojnë se pothuajse për katër mijë ua kanë ulur pagën minimale të mbi 52 mijë punëtorëve, megjithëse detyrimi ligjor është paga minimale që të jetë në nivelin e 14.500 denarëve. Llukarevska thekson se të gjithë pronarët që abuzuan me këtë masë do të publikohen haptas.

Të dhënat e kompanive që kanë marrë mbështetje financiare, ndërsa nuk e kanë shfrytëzuar obligimin e pagesës së rrogave, do të dërgohen në Sekretariatin e përgjithshëm të Qeverisë, si bartës i masës dhe pagues i mbështetjes financiare ku edhe do të publikohen haptas”-tha Sonja Llukarevska, drejtoreshë e DAP-it.

Nga DAP informojnë se pronarët që janë përpjekur të fitojnë në kurriz të punëtorëve janë nga veprimtaritë: ndërtimtari, tregeti me pakicë, sektori i transportit, përgatitja e ushqimit dhe ngjashëm dhe disa biznese të vogla dhe një medium. Të dhënat tregojnë se kompanitë janë nga Shkupi, Gostivari, Tetova, Struga dhe Kumanova. Llukarevska publikisht kërkoi pronarët punëtorëve t’ua transferojnë paratë sa më shpejtë. Zgjidhja ligjore për sigurim të domosdoshëm social parasheh dënime për punëdhënësin në raste të këtilla, ndërsa ai do detyrohet t’i kthejë të gjitha paratë e fituara dhe plus do duhet të paguajë kamatë për shtetin.

Ile Petrevski

LEXO EDHE:

Back to top button