Rritet vlera e dollarit


Vlera e dollarit amerikan sot ka shënuar rritje, pasi investitorët e kanë zvogëluar shitjen e valutës amerikane para mbledhjes së rezervave federale dhe në pritje të përfundimit të debatit politik në Kongresin e SHBA-së për pakon e ardhshme të masave fiskale për përkrahje të ekonomisë.

Indeksi i dollarit sot u rrit nga 93,492 pikë në 93,918. Por, indeksi ka shënuar humbje prej 3,6 për qind në korrik dhe nëse gjatë ditëve të ardhshme nuk realizon rritje të konsiderueshme, ky do të jetë rezultati më i keq mujor gjatë 10 viteve të fundit.

Në të njëjtën kohë, funta britanike ka shënuar rënie në maksimumin katërmujor në 1,2850 dollarë, ndërsa vlera e jenit japonez u zvogëlua për 0,3 pikë dhe u stabilizua në 105,65 për një dollar.

Euroja është në nivel të 1,725 dollarëve, që është për 0,2 për qind më pak në krahasim me ditën paraprake.

LEXO EDHE:

Back to top button