Mijëra kartela pagesore nuk janë shpërndarë, 15 gusht mbetet afati për shfrytëzimin e tyre


Mijëra kartela pagesore ende nuk janë shpërndarë tek qytetarët. Afati për shfrytëzimin e tyre skadon në 15 gusht. Nëse asnjë nuk i merr kartelat nga shteti ose nëse nuk i shpenzon deri nga mesi i muajit të ardhshëm, paratë automatikisht kthehen në arkën e shtetit dhe kartelat nuk do munden të përdoren për blerje.

Alsat kërkoi qëndrim nga bankat më të mëdha komerciale në vend. NLB Tutunska banka ka detyrim deri te qytetarët të shpërndajë 113 mijë kartela. Deri më sot 85% e kartelave janë shpërndarë te qytetarët, thonë për Alsat. Probleme nga banka kanë me qytetarët që kanë dhënë informata të gabuara dhe tani është vënë në pikëpyetje shpërndarja në kohë e kartelave. Gjithashtu banka ka problem të lidhë kontakt edhe me qytetarë që nuk janë në vend.

“NLB tutunska banka kartelat i dorëzon personalisht në adresën e qytetarëve. Kemi probleme me shfrytëzues të kartelave që nuk jetojnë në Maqedoni, me persona të vdekur dhe ngjashëm për të cilët nuk kemi mundësi të bëjmë shpërndarjen e kartelave”, njoftojnë nga NLB Tutunska Banka.

Nga Banka Komerciale thanë se mbi 90% të kartelave që duhej të jepnin, tashmë janë tërhequr nga klientët e tyre. Kjo bankë shpërndau 53 mijë kartela pagesore. Disa nga përdoruesit që kanë tërhequr kartelat tashmë i kanë shpenzuar paratë, disa ende kanë një pjesë të vogël të fondeve dhe ka raste kur deri më tani nuk kanë bërë asnjë transaksion me kartelën pagesore të marrë nga shteti.

Nga Halk Bank na informuan se nga sot, nga 24.000 kartela janë dorëzuar 22.485. Nga atje, u bëjnë thirrje klientëve që kanë informata jo adekuate të kontaktit, të paraqiten në bankë pasi ta mësojnë se në cilën bankë është lëshuar kartela e tyre.

Të dhënat e fundit zyrtare thonë se rreth 65 mijë ankesa nga qytetarët zgjidhen në institucionet shtetërore, por ky numër është zvogëluar sepse në baza ditore vendoset për një numër të madh të ankesave të qytetarëve për kartelat pagesore, thonë nga Qeveria. Deri më tani, mbi 20% të ankesave janë pranuar. Një pjesë e ankesave të qytetarëve janë se kartelat kanë qenë bosh, pa para, më pas disa pronarë të marketeve më të vegjël nuk kanë lejuar blerje me atë kartelë, ndërsa kishte raste kur qytetarëve u thuhej se afati i tërheqjes së kartelave kishte përfunduar dhe nuk mund t’i marrin më, megjithëse për këtë nuk ka afat.

Ile Petreski

LEXO EDHE:

Back to top button