Aksident me fatalitet në Zubim Potok, vdes një person
Një person me veturë, nga pa kujdesia ka goditur dy vetura të tjera të parkuara mbrëmë në Zubim Potok, ku si pasojë e aksidentit, vozitësi ka vdekur, ndërsa tre pasagjerët e tij janë dërguar në Spitalin e Mitrovicës për tretman mjekësor.
Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës i është ldorëzuar familjarëve për ceremoni mortore.








