Paul Rudd është shpallur mashkulli më seksi në botë nga Revista People. Aktori 52-vjeçar fitoi këtë titull, gjatë komedisë “The Late Show with Stephen Colbert”, të martën në mbrëmje.
Colbert i bëri atij një sërë testesh “seksi”, duke përfshirë një provim fizik, një test gjykimi dhe sesione fotografike si punëtor ndërtimi dhe murg, për të treguar nëse ai mund të bënte ndonjë gjë seksi.
Pas të gjitha testeve, Colbert me pamje serioze i tha atij se “rezultoi negativ si mashkull seksi” dhe ndërsa aktori po largohej i zhgënjyer në dukje, pasi falënderoi Colbert për mundësinë, Colbert dhe njerëzit e veshur me të bardha në sallë e duartrokitën.
“Nuk ka asgjë më seksi se përulësia … dhe ju e kaluat testin!” tha Colbert duke shtuar “Paul, ti je mashkulli më seksi në botë”.








