Aktori Wentworth Miller ka habitur publikun, është diagnostifikuar me autizëm

Aktori i “Prison Break”, Wentworth Miller, ka zbuluar se ka është diagnostikuar me autizëm një vit më parë dhe ka ndarë me të gjithë ndjesitë për këtë rast. Ai ka publikuar në Instagram foton e një katrori të bardhë dhe ka treguar për të gjithë se çdo të thotë të diagnostikohesh me autizëm.

“Këtë vjeshtë bëhet 1 vit nga koha kur kam marrë diagnozën time joformale të autizmit. Paraprihet nga një vetë-diagnostikim. Pasuar nga një diagnozë zyrtare. Ishte një proces i gjatë, me të meta, që kishte nevojë për përditësim. Jam një burrë në moshë mesatare. Jo një fëmijë 5-vjeçar”, shkruan ai në Instagram.

Miller shprehet se ‘aksesi në diagnozë është një privilegj që shumë të tjerë nuk e kanë’ dhe se u shokua kur mësoi diagnozën, por nuk u surprizua.

“Nuk dija shumë për autizmin. (Ka shumë për të ditur) Tani për tani puna ime duket sikur po zhvillon mirëkuptimin tim. Rishqyrtimi i 5 dekadave të përvojës së jetuar përmes një lente të re”, shkruan aktori.

Miller falenderon njerëzit në jetën e tij që me apo pa vetëdije i dhuruan mirësi dhe hapësirë gjatë viteve dhe që e lejuan ‘të lëvizë në botë në një mënyrë që kishte sens për të, pavarësisht nëse kishte apo jo kuptim për ta’.

LEXO EDHE:

Back to top button