Aktorja dhe deputete Adriana Matoshi publikon fotografi me bikini nga pushimet në Egjipt

Aktorja dhe deputete Adriana Matoshi publikon fotografi me bikini nga pushimet në Egjipt

Deputetja e Kuvendit të Kosovës dhe njëherësh aktorja e njohur, Adriana Matoshi, po shijon disa ditë jo-produktive.

Ajo ka nisur pushimet e para për këtë verë dhe si destinacion ka zgjedhur Egjiptin. Bukuroshja ndërkohë është shoqëruar nga mikesha e saj e ngushtë, aktorja Arjola Demiri.

Artistja nga Gjilani këtë kohë ka publikuar disa imazhe e video për të treguar pak më shumë nga vendi dhe pushimet që po bën. E njëjta në fotografitë e fundit ka vënë në pah linjat trupore me një palë bikini ngjyrë të kuqe.

Komplimentet kanë qenë të menjëhershme dhe kryesisht pozitive nga miqtë e fansat. Matoshi pak ditë më parë njoftoi se është larguar nga seriali “Sha je be tu folën”.

 

 

LEXO EDHE:

Back to top button