Aktorja turke: U dashurova vetëm një herë në jetë

Аktorja e njohur turke, Burcu Ozberk, në një intervistë të dhënë për revistën “Elele” ka treguar se është dashuruar vetëm një herë në jetë.

“Unë mendoj se dashuria është si një varësi, si një sëmundje. Unë dashurova vetëm një herë. Për herë të parë në jetën time doja që dikush të ishte me mua në çdo moment. Por kjo më ktheu në dikë tjetër. Hoqa dorë nga liria ime, cilësia ime e jetës”, ka thënë aktorja, shkruan HaberTurk.

Aktorja tutje ka thënë se nuk e ka në mendje të martohet dhe të bëhet nënë.

31 vjeçarja është përfolur shumë për një lidhje të mundshme me Murat Kazancıoğlu, mirëpo Burcu i kishte hedhur poshtë të gjitha akuzat duke thënë se Murati është miku i saj dhe nëse do të kishte diçka të re në jetën e saj ajo do të tregonte pa ngurruar fare.

Aktorja ka folur edhe për karakterin e saj duke treguar se nganjëherë flet pa menduar shumë dhe fjalën e fundit e thotë të parën. Mirëpo, sipas saj ajo e menaxhon jetën, është kokëfortë dhe nuk heq dorë nga dëshirat e saj.

Ndryshe, Burcu Ozberk ka luajtur në shumë seriale turke ku është bërë e njohur. Së fundmi, Burcu është protagonistja kryesore e serialit ”Ask Mantik Intikam”, ku luan krah aktorit, Ilhan Sen.

LEXO EDHE:

Back to top button