Akuadukti i ka mbijetuar shekujve, sot është në gjendje të mjerueshme

Gazetar: Avni Tahiri

Mbetje inerte, pjesë veturash, mbetje të një kulmi që pronari ka hedhur pllakat e asbestit, dhe një fotele në një cep, ishin pamjet pranë Akuaduktit të Shkupit i cili u ka mbijetuar shekujve. Vetëm disa metra larg, edhe kanali pranë tij, është shndërruar në deponi mbeturinash.

“Aquadukti i Shkupit, një nga monumentet më të veçanta historike në vend, vazhdon të shërbejë si vend ku hidhen mbeturina. Përveç kësaj, i njëjti demolohet thuajse çdo ditë nga persona të pandërgjegjshëm.”

Qytetarët që takuam pranë Akuaduktit thanë, prapa kamerave, se aty shohin shpesh persona që hedhin mbeturina. Sipas tyre, nëse nuk vendosen rregulla më të rrepta dhe nuk ka mbikëqyrje të vazhdueshme, situata do të vazhdojë të përkeqësohet.

Nga Ministria e Kulturës thonë se aktualisht janë duke u zhvilluar procedurat për eksproprijim të tokës në rrethinë të lokalitetit, me qëllim që të mundësohet rregullimi, mbrojtja dhe mirëmbajtja e tij në mënyrë të duhur.

“Pas përfundimit të këtyre procedurave, do të ndërmerren të gjitha aktivitetet e nevojshme për restaurimin, ruajtjen dhe parandalimin e degradimit të mëtejshëm të objektit. Po ashtu, janë planifikuar masa për shtim të mbikëqyrjes, pastrimin e mbetjeve dhe rregullimin e hapësirës, si dhe aktivitete për rritjen e ndërgjegjësimit publik dhe përfshirjen e komunitetit lokal në mbrojtjen e këtij monumenti të rëndësishëm”, thanë nga Ministria e Kulturës. 

Do të ndërmerren aktivitetet e nevojshme për restaurimin, ruajtjen dhe parandalimin e degradimit të mëtejshëm të objektit.

Janë planifikuar masa për shtim të mbikëqyrjes, pastrimin e mbetjeve dhe rregullimin e hapësirës.

Nga Higjiena Komunale thonë se deri tani kanë ndërmarrë disa aktivitete për pastrimin e asaj zone por pastrimi i zonës nuk është nën kompetencë të ndërmarrjes dhe se ndërhyrje bëhet vetëm atëherë kur ka iniciativa apo në këtë rast kërkesë nga Komuna e Karposhit. Akuadukti i Shkupit daton nga shekulli i 6-të dhe i shërbente qytetit të Skupit si pjesë e sistemit të ujësjellësit./Alsat.mk.

LEXO EDHE:

Back to top button