Akuzat për dallavere: Publikohen dëshmitë e njeriut që menaxhonte paratë e “Stupcave”

Akuzat për dallavere: Publikohen dëshmitë e njeriut që menaxhonte paratë e “Stupcave”

Sipas dëshmive të kontabilistit Sadiku, autorizimi i parë noterial që i jepte atij licencën për menaxhimin e parave të “Stupcave”, ishte nënshkruar nga dy aksionarët Osman Azemi dhe Vedat Bajrami më 26 nëntor, 2016.

Autorizimi i ishte zgjatur përmes një kontrate tjetër noteriale tre vite më vonë, më 2019. Dokumenti ishte nënshkruar nga tre aksionarët e “Stupcave”. Autorizimi për Ekrem Sadikun “vlen deri në revokimin e tij”, thuhej në kontratë.

Në letrën e tij, duke vënë theks në lejen që i ishte dhënë për menaxhimin e financave të kompanisë, Sadiku shprehet i habitur me akuzat e Osman Azemit për keqpërdorime financiare derisa nuk i janë revokuar ende të drejtat dhe kompetencat që i ishin dhënë nga bordi i aksionarëve.

“Fakti se ju si drejtor dhe aksionar i ‘Stupcat Group’ pas shtatë viteve punë së bashku, po thoni se nuk e dini ku janë mjetet dhe po vini në dyshime punën time si Kontabilist, është e pakuptimtë nga ana ime ngase unë nuk kam pas asnjëherë kërkesë nga ju për revokim të autorizimit”, thotë Sadiku.

Letra e kontabilistit të “Stupcat Group” vazhdon me konfirmimin e dorëheqjes së tij nga menaxhimi i financave të kompanisë.

“Kështu, unë do të pezulloj cdo aktivitet që hynë në fushëveprimin e punës time derisa ju si aksionarë të sh.p.k ‘Stupcat Group’ të i rregulloni cështjet e kompetencave dhe autorizimeve mes jush, pranë institucioneve përgjegjëse”, vijon letra.

Sadiku i ka kërkuar Azemit të tërhiqet nga denoncimet kundër tij. Ka thënë se “kështu po dëmtoni punën time profesionale që kam ndërtuar me vite të tëra mund”.

“Duhet të dini që për akuza të tilla të pavërtetuar, mund të deklarohen publikisht vetëm organet përkatëse të Republikës së Kosovës mbi bazën e dyshimit të bazuar, provave dhe fakteve”, përfundon letra e kontabilistit Sadiku.

Në përgjigje ndaj kërkesës së Osman Azemit për auditim të brendshëm të financave të kompanisë, njeriu që menaxhoi për gjashtë vjet me radhë financat e grupit më të njohur komik në Kosovë, në letrën e tij, i premton aksionarit të Stupcave transparencë të plotë në të gjitha transaksionet e kompanisë.

??????????????????????????????????????????????

LEXO EDHE:

Back to top button